Bota

Donald Trump sulmon kongresmen myslimane Omar, pas kërcënimeve drejt saj: Ajo nuk e pëlqen Izraelin

7 Prill 2019, 17:51 Nga DOSJA
Donald Trump sulmon kongresmen myslimane Omar, pas kërcënimeve drejt

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sulmoi një nga gratë e para muslimane që shërben në kongresin e SHBA, disa orë pasi doli se një kërcënim me vdekje ishte bërë kundër saj.

Trump pretendoi se Ilhan Omar nuk e pëlqente Izraelin në një ngjarje në Las Vegas.

“Falënderime të veçanta për përfaqësuesen Omar të Minesotës”, tha ai. “Oh, harrova. Ajo nuk e pëlqen Izraelin. Kam harruar. Me vjen shume keq.”

Komentet e tij erdhën orë pasi u zbulua se një person nga Nju York, i cili tha se ai “e donte” presidentin e SHBA, ishte akuzuar për kërcënime për të vrarë kongresmenen demokrate të Minesotës.

Patrick Carlineo Jr u ​​arrestua pasi la një telefonatë në zyrën e znj. Omar, në të cilën ai e quajti politikanen një “terrorist” përpara se të kërcënonte se do e qëllonte, thanë prokurorët federalë.

“A punoni për Vëllazërinë Myslimane? Pse po punoni për të, ajo është një terroriste? Do të vë një plumb në kafkën e saj.” thoshte 55-vjeçari.

 Më vonë ai u tha hetuesve të Byrosë se ai “E do presidentin dhe se urren myslimanët radikalë në qeverinë tonë”.

Zonja Omar u detyrua të kërkojë falje në fillim të këtij viti për tëeets që nënkuptojnë se politikanët amerikanë mbështetën vetëm Izraelin për shkak të parave të lobimit.

Ajo u përball me kritika të gjera pasi sygjeroi se Komiteti Amerikan i Punëve të Jashtme të Izraelit (Aipac) po blinte influencë për politikat pro-izraelite.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump ilhan omar presidenti i shba donald trump ilhan omar presidenti i shba

Sondazh

Poll