Meta dekoron me “Kalorësin e Urdhërit të Flamurit” Abaz Bej Lushnjen: Atdhetar dhe patriot i jashtëzakonshëm që e dont
24 Korrik 2020, 13:46Nga DOSJA
LUSHNJE-Presidenti Ili Meta ka dekoruar ditën e sotme atdhetarin Abaz Bej Lushnja me titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të shquara atdhetare si një nga drejtuesit kryesorë të kryengritjeve antiosmane në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit XIX”. Ceremonia u zhvilla në shtëpinë e Kongresit të Lushnjes.
Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Abaz Bej Lushnjes, në lëvizjet patriotike të shekullit të 19-të që i paraprinë Rilindjes Kombëtare.
Fjala e Metës
Jam i lumtur të jem sot në Lushnjen tonë historike, në këtë vit kaq të rëndësishëm të 100-vjetorit të Kongresit Historik Kombëtar të Lushnjës, një nga ngjarjet më madhore të kombit shqiptar. Lushnja, vendlindja dhe djepi i shumë patriotëve të shquar, të cilët luftuan dhe u përkushtuan denjësisht në çlirimin e vendit nga armiq të ndryshëm, për pavarësinë e Shqipërisë, për gjuhën dhe flamurin tonë, dhe për ndërtimin e shtetit modern shqiptar, meriton edhe më shumë vëmendje në të ardhmen. Sot kam nderin që në këtë qytet historik të dekoroj një nga figurat më patriotike, më të spikatura e të dashura nga populli i Lushnjes, Abaz Bej Lushnja, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: “Për kontributin e shquar atdhetar, si një nga drejtuesit kryesorë të kryengritjeve antiosmane, në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit XIX” Abaz Bej Lushnja ishte dhe vlerësohej nga bashkëkohësit e tij si një njeri i drejtë e i gjerë, i vendosur dhe i prerë. Ai dallohej për shpirtin e gjerë human, duke ndarë edhe bukën me fukaranë. Për myzeqarët, ai ishte beu trim dhe kapedan. Por mbi të gjitha ishte një atdhetar dhe patriot i jashtëzakonshëm që e donte Shqipërinë. Abaz Bej Lushnja nga familja e Ngurzajve dha një kontribut të madh e të vyer si kryetar i Lidhjes Politike–Ushtarake, e njohur si “Besëlidhja e Nëntë Krahinave”, e themeluar në Berat në vitin 1834. Kryengritjet shqiptare kundër shtypjes kombëtare patën në fillim karakter lokal, por, shumë shpejt ato u shndërruan dora-dorës në kryengritje të gjera të fuqishme duke përfshirë krahina të tëra të vendit. Ato shprehën prirjen e popullit shqiptar jo vetëm për liri, por edhe për arritjen e saj përmes bashkimit. “Besëlidhja e Nëntë Krahinave” nuk ishte thjesht e vetëm një lidhje ushtarake ndërkrahinore, por me të drejtë kujtohet në histori edhe si shembull i Besëlidhjes së Lezhës të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, njëkohësisht edhe si një pararendëse e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Prijësit e saj më të guximshëm, si Abaz Bej Lushnja, Tafil Buzi, Zyber Hoxha e të tjerë synonin lirinë dhe pavarësinë e vendit, që do vinte disa dekada më vonë falë kësaj fryme dhe përpjekjesh të panumërta të të gjithë patriotëve të shquar të vendit tonë. Figura e Abaz Bej Lushnjës është qendrore dhe shumë e rëndësishme në historinë dhe lëvizjet patriotike të shekullit të 19-të, që i paraprinë Rilindjes Kombëtare. Ndaj është privilegj për mua si President i Republikës që t’i akordoj dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, të flamurit tonë të bukur e krenar, për të cilin patriotë të vërtetë si Abaz Bej Lushnja, e shumë të tjerë, luftuan e u përpoqën që ai të valëvitet i lirë dhe i pavarur në ditët tona. Nderim dhe mirënjohje të thellë për të gjithë patriotët tanë ndër shekuj, falë sakrificave sublime e të jashtëzakonshme të të cilëve, Shqipëria është sot një vend i lirë, i pavarur, sovran dhe i vendosur europian siç na takon!.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Aktivisti i shoqërisë civile dhe i emëruar për disa kohë si kryebashkiak nate në Tiranë, Briken Fejzullai, ka reaguar pas letrës së sipërmarrëses ...
TIRANË -Mjeku dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka folur në lidhje me shtimin e rasteve me COVID-19 në vendin tonë. Nga studio e “Wake ...
VELIPOJË– Policia e Shkodrës ka zbardhur përplasjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku disa të rinj tentuan që të vrasin me armë ...
TIRANË- Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për farmacisten 45-vjeçare, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi në spitalin In...
FIER- Një 31-vjeçar nga Lushnja, i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash është arrestuar nga policia e Fierit Mësohet se E.B. punonte ...
VLORË -Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 10 vite burg për Tesilvan Bashon, vlonjatin e rrezikshëm nga Selenica. Ndaj tij, rëndojnë akuzat e “Mbajtjes pa leje ...
DURRËS– Zbardhen detaje të reja nga rasti i 45-vjeçares me Covid-19 nga Durrësi, e cila ndërroi jetë ditën e sotme në spitali Infektiv. Dyshohet se ...