Bota

Rindërtimi i xhamisë në Prishtinë, gazetari Duriqi: Erdogani po përpiqet të na ripushtojë kulturalisht

24 Korrik 2020, 07:28 Nga DOSJA
Rindërtimi i xhamisë në Prishtinë, gazetari Duriqi: Erdogani

PRISHTINË–  Gazetari Visar Duriqi, në emisionin Pressing të T7 është shprehur se xhamia që po tentohet të ndërtohet në Kosovë, është tentativë pushtimi. Duriqi sqaroi se nuk ishte kudnër ndërtimit të xhamisë, por kundër formës së ndërtimit të saj.

“Unë nuk jam kundër xhamisë për t’u ndërtuar, jam kundër formës së xhamisë se si është ndërtu. Fillimisht kjo xhami nuk është xhami për falje por deklaratë politike të  Erdoganit. Nëse kjo xhami ndërtohet me fonde nga Turqia, është tentativë të na ripushtojë kulturalisht. Pra, ideja e Perandorisë Osmane ekziston ende”, është shprehur Duriqi në Pressing.

Rindërtimi i xhamisë së Qendrore të Prishtinës do të rindërtohet falë një fondi prej 40 milionë eurosh të mbledhura në Turqi. Megjithatë mbledhja e fondeve nga xhamitë e Turqisë nuk është pritur mirë nga qytetarët e Kosovës.

Një grup i vogël banorësh kanë protestuar kundër duke u shprehur se më kishin nevojë për shkolla se për xhami. Protesta ishte thirrur nga një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ai nuk doli për të protestuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove ndertimi i xhamise ne prishtine visar duriqi kosove ndertimi i xhamise ne prishtine visar duriqi

Sondazh

Poll