Bota

E konfirmon vetë! Kadri Veseli: Jam infektuar me koronavirus por jam mirë. Do të qëndroj në vetëizolim!

23 Korrik 2020, 18:45 Nga DOSJA
E konfirmon vetë! Kadri Veseli: Jam infektuar me koronavirus por jam

KOSOVË– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, së fundmi në një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Veseli tha se pas simptomave i është nënshtruar testit ku për fat të keq ka dalë pozitiv. Gjithashtu ai është shprehur se aktualisht gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe se është izoluar. Po ashtu ai ka bërë thirrje që të gjithë të respektojnë rregullat për Covid-19.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli koronavirusi en kosove kadri veseli koronavirusi en kosove

Sondazh

Poll