Bota

‘Ne jemi të paprekshëm’/ Drogë, tortura dhe shantazhe, arrestohet grupi policor në Itali, kolegët: Ishin kriminelë

23 Korrik 2020, 18:54 Nga DOSJA
‘Ne jemi të paprekshëm’/ Drogë, tortura dhe

ITALI-Një grup efektivësh të policisë ushtarake janë arrestuar në Itali për shkak se hetuesit zbuluarn një sërë krimesh të ndodhura. Në prangat e Policisë kanë rënë efektivët në qytetin e Piacenzas në veri të Italisë, që dyshohen për trafik droge, shantazhe dhe tortura.

“Ne jemi të paprekshëm,”- raportohet se i tha njëri prej të dyshuarve kolegut të tij.

Ndërkohë që lajmi për arrestimin e tyre u botua në të gjitha faqet e para të gazetave italiane ditën e sotme.

Prokurori Grazia Pradella, u shpreh se grupi policor që u arrestua ngjante më shumë si kriminal: Çfarë ndodhte në atë kazermë ishte e jashtëligjshme – ata ishin kriminelë.

Operacioni policor për kapjen e grupit filloi në vitin 2017, edhe pse shumë prej veprave që u paraqitën nga prokuroria ndodhën në javët që Italia hyri në karantinë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali prokurori në itali itali prokurori në itali

Sondazh

Poll