Bota

Mikroçip në vaksinat kundër Covid-19?! Bill Gates hedh poshtë hipotezat: Nuk është e vërtetë!

23 Korrik 2020, 20:50 Nga DOSJA
Mikroçip në vaksinat kundër Covid-19?! Bill Gates hedh

SHBA- Miliarderi Bill Gates, ditën e djeshme në një deklaratë për mediat ka mohuar teoritë konpirative  që akuzojnë filantropin se dëshiron të përdorë vaksinat e koronavirusit në pajisjet e ndjekjes së implanteve tek njerëzit.

Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, është një nga ato persona që ka dhënë miliona dollarë për gjetjen e vaksinës. Mirëpo disa mendojnë se vaksina do të jetë brenda një mikroçipi, që do të instalohet në gishtërinjtë e njerëzve, për të kontrolluar lëvizjet e tyre.

Megjithatë këtyre hipotezave 64-vjeçari u ka dhënë fund.

 “Nuk e di nga kanë lindur këto teori. Unë dhe Dr. Anthony Fauci jemi akuzuar për gjëra të tilla, përfshirë edhe faktin se gjoja ne dëshirojmë të ulim numrin e popullatës në botë dhe përmes vaksinës të kontrollojmë njerëzit. Por njerëzit do të ndryshojnë mendim për këto gjëra, kur të zbulohet vaksina”, u shpreh Bill Gates.

Burimi: CNBC

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill gates vaksina kunder covid-19 bill gates vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll