Bota

REZULUTA/ Parlamenti Evropian paralajmëron se mund të bllokojë buxhetin e BE-së

23 Korrik 2020, 20:21 Nga DOSJA
REZULUTA/ Parlamenti Evropian paralajmëron se mund të bllokojë

BRUKSEL– Parlamenti Evropian votoi me shumicë votash një rezolutë që kërkon ndryshime në projekt-buxhetin afatgjatë të BE-së. Për këtë rezolutë janë pajtuar 27 vendet anëtare. Ligjvënësit evropianë përmes kësaj rezolute, kanë paralajmëruar se mund të mos e miratojnë buxhetin, duke bërë thirrje për negociata shtesë në mënyrë që ai të “përmirësohet”.

Mocioni kaloi me 465 vota për, dhe 150 kundër. Më 21 korrik udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të ndihmës ekonomike, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për të ndihmuar vendet në periudhën e pas pandemisë së koronavirusit. Marrëveshja u arrit në ditën e katërt të bisedimeve në Bruksel, të cilat u përcollën me mospajtime rreth shpërndarjes së fondeve. Por, Komisioni Evropian dhe shumë eurodeputetë u shqetësuan që shumë prej përparësive të tyre në buxhetin shumëvjeçar u shkurtuan dhe disa plane të shpenzimeve u zhvendosën.

“Shumë shpesh aderimi ndaj interesave dhe pozitës kombëtare rrezikon arritjen e zgjidhjeve të përbashkëta për interesin e përgjithshëm,” thuhet në rezolutë.

“Ne mendojmë se ky buxhet nuk jep përgjigje të duhura për sfidat e shtatë viteve të ardhshme”, tha Manfred Weber, drejtuesi i bllokut parlamentar të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian. Më parë, Charles Michel  presidenti i Këshillit Evropian, i cili ndihmoi në sigurimin e marrëveshjes së kompromisit u kishte kërkuar eurodeputetëve që ta mbështesin atë.

Burimi:  barrons.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be manfred weber be manfred weber

Sondazh

Poll