Aktualitet

Përplasja mes “Sakatit” dhe “Tarzanit”/ Informacioni i kushtoi jetën Emiljano Ramazanit, pse u hoq qaf

23 Korrik 2020, 19:03 Nga DOSJA
Përplasja mes “Sakatit” dhe “Tarzanit”/

ELBASAN– Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit në Elbasan duke se nuk mbetet vetëm tek një konflikt i momentit mes bandave për shitjen e lëndëve narkotike në qytet. Detaje të reja janë mësuar nga grupi hetimor, duke e lidhur vrasjen e 39-vjeçarit me ngjarje të ngjashme në të shkuarën, plot dy vite më parë.

Dyshohet se eliminimi i Ramazanit ka lidhje me një tjetër vrasje që ka ndodhur në këtë qytet, në vitin 2018 dhe se vrasja e tij është bërë për hakmarrje mes grupeve kriminale që operojnë në Elbasan (grupi i “Sakatit” i cili drejtohet nga 3 vëllezër dhe grupi i “Tarzanit”). Edhe pse nuk ka të akuzuar për ngjarjen, grupi hetimor bën me dije se bëhet fjalë për disa nga grupet më në zë që dyshohet se fshihen pas ekzekutimeve të viteve të fundit në qytet.

Megjithatë Ramazani nuk rezulton i përfshirë direkt në vrasje por mendohet se ka pasur dijeni ose ka marrë pjesë në role të tjera, duke ndihmuar grupet që kanë kryer ekzekutimet.

Për të shmangur përplasje të tjera, Policia ka bërë pjesë të hetimeve të gjithë të afërmit e personave të vrarë në 2018-ën.

Viktima Emiljano Ramazi kishte një background të pasur kriminal. Në shkurt të 2019-ës ai është shpallur në kërkim për plagosje të lehtë dhe 7 muaj më vonë është arrestuar me 50 doza metanol. Kësisoj ai u lirua dhe çështja e tij u pushua nga prokuroria. Ramazi rezulton i dënuar vetëm një herë për shpërndarje kokaine në Elbasan. Në 2017-ën Prokuroria e Elbasanit nisi një hetim për të dhe Mariglen Kamamin, për shpërndarje kokaine. Një vit më vonë të dy këta persona u morën të pandehur dhe dërguar në gjykatë.

Organi i akuzës kërkoi 8 vite burg për Ramazanin dhe 7 vjet për Kamamain, mirëpo në fund të procesit ata dolën të pafajshëm. Aktualisht çështja është apeluar dhe dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano ramazani vrasje në elbasan emiljano ramazani vrasje në elbasan

Sondazh

Poll