Aktualitet

Rikthehen lëkundjet sizmike/ Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter “shkund” Shijakun 

23 Korrik 2020, 17:57 Nga DOSJA
Rikthehen lëkundjet sizmike/ Tërmeti me magnitudë 3.6 i

TIRANË–  Rikthehen lëkundjet sizmike në vend. Sipas EMSC-së, në orën 19:23 pasditen e sotme  një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është regjistruar në Detin Adriatik.

Lëkundjet sizmike kanë qenë me epiqendër 36 km larg Tiranës dhe kryesisht në Shijak dhe sipas EMSC tërmeti ka qenë në thellësi prej 5 km.

Më 25 qershor një tjetër tërmet me magnitudë 3.3 goditi Shqipërinë e Mesme. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Shijak dhe Durrës. Ndërsa më 20 maj një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter ra në detin Mesdhe. Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra dhe epiqendra ishte 240 km në jugperëndim të Methonis të Greqisë. Tërmeti që rezultoi tragjik ishte ai i 26 nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 51 viktima dhe mijëra të tjerë u lënduan.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne tirane termet ne tirane

Sondazh

Poll