Aktualitet

Digjet masivi i pishave në Elbasan, flakët nisën ditën e djeshme, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve

23 Korrik 2020, 09:51 Nga DOSJA
Digjet masivi i pishave në Elbasan, flakët nisën ditën e

ELBASAN-Që prej ditës së djeshme në Elbasan, po vijon djegia e një masivi pishash në fshatin Guri i Zi pjesë e njësisë administrative Labinot Mal. Për shkak tërrenit të vështirë, zjarrfikësve iu deshën rreth dy orë për të mbërritur në vendngjarje. Ata po punojnë me pompa krahu, për të vënë flakët në kontroll.

Era e fortë pasditen e djeshme ka favorizuar flakët, të cilat janë përhapur me shpejtësi. Nuk dihet ende sesa është sipërfaqja e djegur, e cila kufizohet me pyjet e pikës turistike të Funarit.

Gjatë javëve të fundit në Shqipëri janë shënuar një sërë vatra zjarresh. Si pasojë e flakëve janë djegur sipërfaqje të konsiderueshme pyjesh në Zejmen të Lezhës, malin e Gjallicës në Kukës. Gjithashtu janë djegur edhe disa ullishte Fier, ndërsa është rrezikuar edhe një kishë në Fushë-Krujë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen pishat ne elbasan zjarr ne elbasan digjen pishat ne elbasan zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll