Aktualitet

Shkarkohet gjyqtarja e Apelit Flutura Skënderi, KPK i gjen probleme me pasurinë

23 Korrik 2020, 08:04 Nga DOSJA
Shkarkohet gjyqtarja e Apelit Flutura Skënderi, KPK i gjen probleme me

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjytaren e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi. Në seancën e sotme KPK ka vendosur që të shkarkojë nga detyra Skënderin, e cila ka reazultuar me probleme në pasuri.

Trupa gjykuese që kreu procesin rivlerësimit kalimtar për gjyqtaren Skënderi përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare dhe në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Maria Tuma.

Në seancën dëgjimore relatori Lulzim Hamitaj tha se hetimi për gjyqtaren Skënderi ishte përfunduar në të tri krietret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po ashtu evidentoi pasaktësi në deklarimet periodike vjetore të gjyqtares Flutura Skënderi lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet ndër vite si dhe pamundësi financiare për kryerjen e investimeve të deklaruara.

Sipas relatorit Hamitaj, një sipërfaqe trualli prej 225 m2 në Tiranë, ku Skënderi ishte bashkëpronare i është një kompanie ndërtuese. Në këmbim, gjyqtarja ka marrë një apartament me sipërfaqe 72 m2, ndërkohë që ka porositur edhe një shtesë sipërfaqeje prej 50 m2 kundrejt vlerës 40 mijë euro. Këto probleme sollën shkarkimin e Skënderit dhe largimin e saj nga sistemi i drejtësisë.

Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Një vit më vonë ajo është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë,  ku edhe e ushtron aktualisht funksionin e gjyqtares.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flutura skenderi komisioni i pavarur i kualifikimit vettingu i gjyqtareve flutura skenderi komisioni i pavarur i kualifikimit vettingu i gjyqtareve

Sondazh

Poll