Aktualitet

“Me të vërtetë e frikshme!”, mjekja rrëfim prekës për atë që ndodh tek Infektivi: Shoh kolegët që luftojnë për t

23 Korrik 2020, 07:40 Nga DOSJA
“Me të vërtetë e frikshme!”, mjekja rrëfim

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur sot që tu drejtohet qytetarëve me një mesazh që vjen nga mjekja Loreta Bisa. Mjekja në mesazhin e saj tregon se si luftohet në Spitalin Infektiv nga mjeket e infermieret, për të shpëtuar jetët e të prekurve me COVID-19.

Jo rrallë dëgjoj të pyetet: “E vërtetë?” Në pak ditë shoh një spital që mbushet frikshëm me të sëmurë në gjendje të rëndë! Shoh mjekë infermierë, sanitarë që luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë! Duket sikur e kanë harruar rrezikun e madh që i kërcënon në luftën me Covid-in.

Me të vërtetë e frikshme! Por Covid-19 është armik shumë i dobët, nëse e luftojmë të gjithë bashkë! Ju lutem mbroni jetët tuaja dhe jetët tonat, thjeshtë duke vendosur maskën! Së bashku mund dhe do t’ia dalim”, shprehet mjekja.

Ndërkohë ministrja Manastirliu përsërit edhe njëherë thirrjen për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura. “Mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar? #MbroVeten #MbroTëTjerët ?#COVID19?”, shkruan Manasitirliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet loreta bisa ogerta manasitrliu spitali infektiv loreta bisa ogerta manasitrliu spitali infektiv

Sondazh

Poll