Aktualitet

EMRI/ Shpërthimi me 3 të plagosur tek “Alba Gaz”, Policia: Kemi arrestuar administratorin e firmës

23 Korrik 2020, 07:21 Nga DOSJA
EMRI/ Shpërthimi me 3 të plagosur tek “Alba Gaz”, Policia:

ELBASAN- Administratori i firmës “Alba Gaz” në Elbasan është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit. Në një njoftim për mediat, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se është arrestuar Yllson Pëllumbi, pasi një ditë më parë në firmën që ai administron ndodhi një shërthim dhe të plagosur mbetën 3 punëtorë. 

Sipas Policsë në përfundim të veprimeve hetimore, administratori është vënë në pranda për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale. 

Policia e Elbasanit vë në pranga administratorin e firmës ku u plagosën tre punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një subjekt privat në ish-kombinatin metalurgjik Elbasan, në të cilin, gjatë kohës që po punonin në ambientet e firmës, nga shpërthimi i gazit u plagosën tre punonjës, shtetasit Q. M., O. B. dhe E. B., të tre banues në Elbasan, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale“, njofton Policia.

Një ditë më parë tek Metalurgjiku në Elbasan ndodhi në shpërthim i fortë dhe la tre persona të plagosur. Dosja.al mëson se tre punëtorët , Qemal Mullahi, 61 vjeç, Osman dhe Eduart Bendaj, 69 dhe 42 vjeç, babë e bir, ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Shpërthimi ka ndodhur pasi ka patur probleme me tubin që furnizonte me gaz repartin e Oksigjenit, që ka qenë i vendosur në uzinën 12 të “Alba Gaz”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet administratori i alba gaz policia elbasan shperthimi tek alba gaz ne elbasan yllson pëllumbi arrestohet administratori i alba gaz policia elbasan shperthimi tek alba gaz ne elbasan yllson pëllumbi

Sondazh

Poll