“Merrte 1200 € për person”, Policia arreston 37-vjeçarin në Korçë: E kapëm në flagrancë, po trafikonte 9 e
23 Korrik 2020, 06:44Nga DOSJA
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar sot një 37-vjeçar nga Berat, pasi akuzohet se trafikonte emigrantë nga Greqia në Shqipëri. Në një postim për mediat, Policia bën me dije se ka finalizuar sot operacionin “Perimetri” dhe në pranga ka rënë N. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Berat.
Ai u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
NJOFTIM I PLOTË
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapet duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– N. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Berat, i cili u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Shqiptarët renditen të tretët në botë, pas marokenëve dhe ukrainasve, që iu është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2019 dhe po të tret...
TIRANË – Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Lexoni titujt kryesorë të portaleve për ditën e martë, 21 korri...
TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Policia në një njoftim pë...
TIRANË- Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar zbatimin e ligjit përmes emërimit të personave...
TIRANË- Mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku, i cili njëherësh është dhe nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, është shprehur mbrëmjen e djeshme se Shq...
TIRANË– Mjeku epidemiolog, Dritan Ulqinaku, i ftuar në emisionin “Repolitix” ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë.I pyetur lidhur me ...
TIRANË– Kërkuesja shkencore Detina Zalli, në një intervistë për Ora News, tha se në rastin me të mirë vaksina mund të jetë gati në vjeshtë. Sipas saj...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK ka përfunduar hetimin e nisur ndaj gjyqtarit Luan Daci. Mësohet se gjyqtari akuzohet për “...
Një iranian me nënshtetësi italiane, Dabiel Kassrae, u dëbua sot nga Shqipëria drejt Italisë, pas një urdhëri të firmosur nga ministri i Brendshëm Sandër Llesha...
TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, thotë se Komiteti i Ekspertëve ka dështuar në menaxhimin e pandemisë në vendin tonë. Në një intervistë me...