Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen 4 persona

23 Korrik 2020, 06:09 Nga DOSJA
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen 4 persona

TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se janë përplasur 2 makina rreth orës 07:20 dhe kanë mbetur të plagosur 3 pasagjerët, ndërkohë shoferët nuk janë lënduar.

“Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftojnë forcat e rendit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në autostradë policia tirane aksident në autostradë policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2020, 18:33

VLORË– Pronarët e bareve, lokaleve dhe diskotekave në qytetin e Vlorës kanë dalë në protestë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aktivitetit të tyre...