Aktualitet

Mjeku Ulqinaku: Jemi në pikun e pandemisë, nuk presim rritje rastesh. Situata është e menaxhueshme

23 Korrik 2020, 05:28 Nga DOSJA
Mjeku Ulqinaku: Jemi në pikun e pandemisë, nuk presim rritje rastesh.

TIRANË- Mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku, i cili njëherësh është dhe nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, është shprehur mbrëmjen e djeshme se Shqipëria është në kulmin e pandemisë dhe nuk pritet në vijim të të ketë shtim të rasteve.

Në një intervistë në Report TV, Ulqinaku u shpreh se shifrat e javëve të fundit janë normale dhe të menaxhueshme, pasi ka pak kufizime. Më tej epidemiologu shton se ky trend shifrash të larta do të vazhdojë edhe për disa kohë, por nuk do të ketë rekorde të tjera.

Nuk pres ndonjë boom rastesh, ky trend do të vazhdojë edhe për disa kohë, mund ta menaxhojmë duke mos kaluar në mbingopjen e spitaleve. Është një trend normal i një jete normale meqë çdo gjë është hapur. Ky është piku që kemi duke pasur edhe këtë numër vdekjesh. Jemi në kohë të çuditshme, më vonë disa do të qeshin disa do të qajnë. Nuk kemi më shanse të kthehemi më pas. Të jemi secili të ndërgjegjshëm. Me një higjienë të maskës e duarve je 90% i mbrojtur. Aktualisht kemi 120 persona të shtruar. Kemi një numër të rritjeve në të gjithë botën dhe stabilizim të vdekjeve, do të thotë që kemi ulje të virulencës“, tha Ulqinaku.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për situatën e COVID-19 ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3 të vdekur dhe 68 raste të reja. Në dy spitalet COVID janë po shënuar 124 pacientë, ndërsa lajmi i mirë është se dje janë shëruar dhe 66 pacientë të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan ulqinaku koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 dritan ulqinaku koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2020, 18:33

VLORË– Pronarët e bareve, lokaleve dhe diskotekave në qytetin e Vlorës kanë dalë në protestë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aktivitetit të tyre...