Aktualitet

“Një gotë verë dhe njerëzit afrohen, bëhen të dashur…”/ Mjeku Dritan Ulqinaku tregon pse u ndalua muzika pas orës 2

22 Korrik 2020, 21:08 Nga DOSJA
“Një gotë verë dhe njerëzit afrohen, bëhen

TIRANË– Mjeku epidemiolog, Dritan Ulqinaku, i ftuar në emisionin “Repolitix” ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë.

I pyetur lidhur me aktin normativ të lëshuar nga ministrja e Shëndëtësisë për mbylljen e bareve dhe lokaleve, Ulqinaku u shpreh se qeveria ‘kyç’ ato biznese, të cilat nuk mund të kontrollohen dhe sensibilizohen me gjoba.

“Mbyllim ato që nuk kontrollojmë dot. Nuk zgjidhet kjo punë me gjoba. Për mua mbyllja është turp por nuk po sensibiliozen dot. Një gotë verë dhe njerëzit afrohen dhe bëhen të dashur,  infektohen. Muzika është hynore, por alkooli, muzika bashkë bëhen të rrezikshme. Mendoj që rregullat nuk duhet të vazhdojnë për një kohë të gjatë,“-u shpreh ai.

Qeveria të hënën miratoi një Akt të ri Normativ që nuk lejon ushtrimin e aktivitetit të klueve të natës, diskove, lokaleve dhe të gjitha subjekteve të tjera të ngjashme. Po ashtu është ndaluar dhe muzika pas orës 20:00. Kundër këtij vendimi kanë dalë pronarët, artistët dhe qytetarë, dhe i kanë kërkuar qeverisë që ta anulojë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan ulqinaku koronavirusi ne shqiperi ndalimi i muzikes pas ores 20 dritan ulqinaku koronavirusi ne shqiperi ndalimi i muzikes pas ores 20

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2020, 18:33

VLORË– Pronarët e bareve, lokaleve dhe diskotekave në qytetin e Vlorës kanë dalë në protestë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aktivitetit të tyre...