Aktualitet

Akuzë për ‘falsifikim’/ SPAK mbyll hetimin për Luan Dacin, gjyqtari shkon të premten në Prokurori

22 Korrik 2020, 20:20 Nga DOSJA
Akuzë për ‘falsifikim’/ SPAK mbyll hetimin për Luan

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK ka përfunduar hetimin e nisur ndaj gjyqtarit Luan Daci. Mësohet se gjyqtari akuzohet për “falsifikim të dokumenteve” dhe është thirrur të premten për komunikimin e akuzës.

Më pas dosja do të kalojë tek gjyqtari paraprak i çështjes, i cili do të vendosë nëse rasti duhet të pushohet apo të kalojë për gjykim. Sipas SPAK, ai ka paraqitur të dhëna të rreme në momentin kur ka aplikuar për të qënë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

Më 20 maj, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci është pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting.

Ai u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci spak luan daci spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2020, 18:33

VLORË– Pronarët e bareve, lokaleve dhe diskotekave në qytetin e Vlorës kanë dalë në protestë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aktivitetit të tyre...