Aktualitet

Detaje nga dëbimi i iranianit, “VOA”: Tentoi të rekrutonte disa anëtarë të MEK, dyshohet se punonte për llogari të re

22 Korrik 2020, 19:42 Nga DOSJA
Detaje nga dëbimi i iranianit, “VOA”: Tentoi të rekrutonte

Një iranian me nënshtetësi italiane, Dabiel Kassrae, u dëbua sot nga Shqipëria drejt Italisë, pas një urdhëri të firmosur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përmes të cilit ai deklarohej “person i padëshiruar”, për një periudhë 15 vjeçare. Kassrae, i cili jetonte në Shqipëri, prej afro katër vitesh, dyshohet të ketë punuar për llogari të rregjimit të Iranit. Mësohet se ai është parë shpesh në zonën e Manzës, pranë kampit ku strehohen mbi 2 mijë anëtarë të lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (Mek), dhe ka tentuar të rekrutojë disa prej tyre.

Në janar të këtij viti, autoritetet shqiptare urdhëruan dëbimin e dy diplomatëve iranianë, të cilët u shpallën persona të padëshiruar, pasi dyshoheshin se në të vërtetë ishin, njëri anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa tjetri pjesë e njësisë operacionale të shërbimeve sekrete iraniane.

Tetorin e vitit të kaluar, policia shqiptare bëri të ditur se kishte mundur të identifikonte anëtarët e një celule terroriste iraniane e cila kishte patur si synim kryerjen e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane në Shqipëri. Celula konsiderohej përgjegjëse dhe për tentativën e dështuar të një akti terrorist në mars të vitit 2018.

Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin të ishin përfshirë “në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend”. Në atë kohë, mnistria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

Marrë nga VOA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dabiel kassrae dabiel kassrae

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2020, 18:33

VLORË– Pronarët e bareve, lokaleve dhe diskotekave në qytetin e Vlorës kanë dalë në protestë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aktivitetit të tyre...