Aktualitet

22 Korrik 2020, 18:33 Nga DOSJA

VLORË– Pronarët e bareve, lokaleve dhe diskotekave në qytetin e Vlorës kanë dalë në protestë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aktivitetit të tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

Të mbledhur në zonën e Lungomares, me pankarta në duar ku thuhet “Na lini të shërbejmë” ata kërkojnë zgjidhje për problemin e tyre duke u shprehur se puna për ta fillon vetëm pas orës 21:00 të mbrëmjes.

“Akti Normativ e bën të pamundur zhvillimin e biznesit për ne pasi deri në orën 9 të darkës ne jemi bosh. Ky vendim na çon në falimentim, në gjatë verës punojmë dhe mbulojmë dhe dimrn. Ambientet e mbyllura ka qenë e ndaluar, ndaj kemi operuar në ambiente të hapura. Jemi munduar të respektojmë protokollin në maksimum. Mirë thonë rri në shtëpi por duhet të na japin një zgjidhje ekonomike,”- tha një prej tyre për mediat e mbledhura. 

Qeveria të hënën miratoi një Akt të ri Normativ që nuk lejon ushtrimin e aktivitetit të klueve të natës, diskove, lokaleve dhe të gjitha subjekteve të tjera të ngjashme. Po ashtu është ndaluar dhe muzika pas orës 20:00. Kundër këtij vendimi kanë dalë pronarët, artistët dhe qytetarë, dhe i kanë kërkuar qeverisë që ta anulojë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndalimi i muzikes pas ores 20 vlore ndalimi i muzikes pas ores 20 vlore

Sondazh

Poll