Aktualitet

Sherr në Devoll/ Parandalohet krimi, 28-vjeçari thyen masën e sigurisë dhe konfliktohet me babë e bir, në ndihmë i vjen d

22 Korrik 2020, 18:18 Nga DOSJA
Sherr në Devoll/ Parandalohet krimi, 28-vjeçari thyen masën e

DEVOLL– Një sherr ka ndodhur me katër personave, ku i përfshirë ishte edhe një persona që duhet të vuantë dënimin e tij nën masën “arrest shtëpie”. I riu nga Devolli D. M., 28 vjeç pasi theu masën “arrest shtëpie” së bashku me të vëllanë është konfliktuar fizikisht me babë e bir, të identifikuar me inicialet D. K., 48 vjeç dhe Dh. K., 20 vjeç. Tanimë 28-vjeçari është arrestuar pasi akuzohet se ka thyer masën e sigurisë, duke iu shtuar edhe akuza për plagosje. Ndërsa vëllai i tij binjak, gjithashtu i përfshirë në sherr, është nën hetim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Devoll

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me dy shtetas të tjerë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe vëllai i tij, si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Braçanj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasi D. M., 28 vjeç, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për një vepër penale të kryer në fushën e krimeve kundër jetës së personit, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin D. M., 28 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me shtetasit D. K., 48 vjeç dhe djalin e tij Dh. K., 20 vjeç, banues në fshatin Braçanj.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., si edhe fillimin e procedimit penal ndaj vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet devoll policia e devollit devoll policia e devollit

Sondazh

Poll