Sport

Erdhi me bujë në ekipin francez, disa persona rrahin lojtarin dhe i djegin makinën

22 Korrik 2020, 22:08 Nga DOSJA
Erdhi me bujë në ekipin francez, disa persona rrahin lojtarin dhe i

FRANCË– Ekipi francez Brest nënshkroi me lojtarin Ronael Pierre Gabriel, por siç duket, futbollisti nuk është mirëpritur siç do të donte ai. Vetëm dy javë pasi ai u bashkua ekipit në huazim nga Mainz, ai u sulmua nga disa persona të paidentifikuar, ndërsa disa ditë më pas atij u dogj makina. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar edhe imazhet e makinës, me targa gjermane, që digjej në flakë.

Pak më parë, shpjegon l’Equipe, Pierre-Gabriel ishte bllokuar nga një grup djemsh, mesa duket shumë të rinj, që e kanë sulmuar dhe rrahur. Lojtari është munduar të mbrohet por pastaj ka ikur me vrap, duke braktisur makinën që i kanë vënë flakën.

“Brest dënon me forcë këtë ngjarje dhe i jep mbështetje të plotë Ronaelit,” thuhej në deklaratën e klubit francez.Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në një nga lagjet më famëkeqe të qytetit. Klubi nuk ofroi ndonjë detaj shtesë, duke shtuar se çështja tani është në duart e autoriteteve.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brest france ronael pierre gabriel brest france ronael pierre gabriel

Sondazh

Poll