Art&Argëtim

Traditat, vlerat dhe bukuritë e jashtëzakonshme/ Peshtani një mrekulli natyrore në projektin “100 fshatra”

22 Korrik 2020, 13:34 Nga DOSJA
Traditat, vlerat dhe bukuritë e jashtëzakonshme/ Peshtani një

PESHTAN– Fshati Peshtan në Tepelenë, është një nga fshatrat e përzgjedhur për programin “100 fshtarat”. Banorët kanë nisur t’i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina agroturistike, që do presin viziotorë vendas dhe të huaj, për të shijuar bukurinë e jashtëzakonshme që vendi ofron.

Lidhur me këto bukuri natyrore që ka Peshtani, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Socialiste Mirela Kumbaro, duke ftuar të gjithë qytetarët ta vizitojnë këtë fshat jo vetëm për bukritë natyore, por edhe për një shumëllojshmëri  gatimesh që bujtina ofron.

“Bujtinat e Jugut – Peshtan! ??Sikur vetem duke provuar bujtinat e duke pasuruar katalogun e gatimeve te tyre nuk te del koha kur i afrohesh Tepelenes, Permetit, Gjirokastres, Libohoves….  ?Peshtani eshte nje fshat ne gryke te Mezhgoranit si nje pike ndarese midis Tepelenes, Permetit dhe Zagorise, me nje natyre magjepsese, dhe maja malesh si ajo e Golikut ku shtigjet te shpien ne copera historie te Shqiperise;
si nje ekuiliber i persosur midis lumenjve? Vjose dhe Drino dhe maleve? Trebeshine e Shendelli, Peshtani ka tashme jo vetem kishat e urat per t’u vizituar por edhe bujtinen e vet. ??‍?Zonja e Bujtines se Peshtanit njihet si Mira e Peshtanit, ne fakt ajo quhet Mirela ?, eshte udherrefyese, mikpritese, pa folur pastaj per gatimet e saj! Muzeun e vogel, po ta le surprize!?  ?? #EjaNePeshtan e do me japesh te drejte?? #repost @bujtina_peshtan”- ka shkruar Kumbaro.

K.A/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture mirela kumbaro peshtani mirela kumbaro peshtani

Sondazh

Poll