Bota

22 Korrik 2020, 17:31 Nga DOSJA

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ditën e sotme në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ka pranuar miqësinë me Ghislaine Maxwell, 58-vjeçaren e arrestuar pasi kishte ngritur një rrjet minorenesh, që shfrytëzoheshin seksualisht nga pedofili Jeffrey Epstein dhe miq të tij.

Presidenti i SHBA-së është shprehur se më të është takuar shumë herë shumë vite më parë pasi jetonin në një lagje duke shtuar se ai nuk di asgjë në lidhje me çështjen për të cilën akuzohet.

 “Unë nuk di shumë mbi çështjen e saj, por i uroj më të mirë. E kam takuar atë shumë herë  para shumë vitesh, pasi kam jetuar në Palm Beach. Nuk e di situatën me Princin Andreë. Unë nuk jam i vetëdijshëm për këtë”- ka thënë Trump.

Maxwell u arrestua disa javë më parë, pasi rekrutonte vajza minorene për Epstein dhe miqtë e tij të fuqishëm, mes të cilëve edhe Princi Eduard, të cilët i shfrytëzonin ato seksualisht. Gjykata refuzoi lirimin e saj me kusht dhe 58-vjeçarja do të qendrojë në burg, deri në gjykimin e saj. Ka me dhjetëra dëshmi nga femrat e abuzuara kur kanë qenë minorene, të cilat kanë dalë dhe kanë folur hapur, të cilat bënë që të bëhej publike një nga historitë më shokuese në SHBA, pasi përfshihen njerëz të rëndësishëm.

Burimi:newsandstar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump ghislaine maxwell donald trump ghislaine maxwell

Sondazh

Poll