Art&Argëtim

FOTOT/ Një sherr brenda familjes miliardere, motra urdhëron “vrasjen” e të vëllait

22 Korrik 2020, 11:56 Nga DOSJA
FOTOT/ Një sherr brenda familjes miliardere, motra urdhëron

ANGLI– Ata u rritën duke shijuar mirëqenie dhe fëmijëri të privilegjuar nga pasuria e babait të tyre, ish-pronarit të Harrods, Mohamed Fayed. Por kjo ditë, për ta, tashmë është një kujtim i largët. Camilla Fayed dhe vëllai i saj, Omar, janë përfshirë në një konflikt që po mban pezull tabloidet në Angli.

Sipas “Dailymail”, i vëllai i saj, Omar pretendon se kur ka shkuar për të takuar babanë e tij, më 18 maj, në shtëpinë e tij në Surrey, gjatë kohës kur ishte duke bërë palestër, është sulmuar nga dy truproja.

Bazuar në deklaratën e tij, dhënë pas sulmit, Omar pretendon se sulmi është paguar nga motra e tij Camilla dhe i shoqi, Mohamed Esred. Omar kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë paundë nga e motra, e cila nga ana tjetër kundërshton dhunën.

Ajo thotë se nuk ka lidhje me sulmin e truprojave, dhe se ata nuk kanë qenën nën kontrollin e saj. Omar nga ana tjetër vazhdon përballjen në gjykatë, pasi sipas tij, asnjë truprojë nuk ka arsye për ta dhunuar, me iniciativën e tij, nëse dikush do ta kishte “porositur”. 

Ajo që është edhe më interesante në këtë sherr janë arsyet, pse fëmijët e biznesmenit miliardier hynë në këtë sherr. Ato janë ende të paqarta.

(F.g;k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim camilla fayed mohamed esred sherri i femijeve te pasur camilla fayed mohamed esred sherri i femijeve te pasur

Sondazh

Poll