Bota

Pamjet apokaliptike/ Tërmeti me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter godet Alaskën, nuk raportohen viktima (FOTO+VIDEO)

22 Korrik 2020, 16:30 Nga DOSJA
Pamjet apokaliptike/ Tërmeti me magnitudë 7.8 të shkallës

ALASKË– Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur Alaskën ditën e sotme. Nga mediat e huaja mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në detin e Gadishullit të Alaskës, 105 kilometra në jug—juglindje të Perryville.

Mësohet se autoritetet vendase kanë dhënë menjeherë alarmin për tsunami, por më pas situata u qetësua, pavarësisht se rreziku ekziston.

Nga pamjet e publikuara shihet qartë që dëmet janë të mëdha, rrugët janë çarë saqë dhe makinat kanë mbetur mes rrënojave nga shkatërrimi i autosradës.

Ndërkohë qytetarët u paralajmëruan që të mos qëndrojnë afër zonave të rrezikuara.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë, por më shumë dëme materiale. Siç shihet edhe në foto, rrugët janë shkatërruar totalisht duke rrezikuar jetën e  banorëve.

Burimi: cnn

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termet ne alaske termet ne alaske

Sondazh

Poll