Bota

Operacion ndërkombëtar/ INTERPOL-i konfiskon 17,000 teste false të koronavirusit dhe arreston 407 persona nga 77 vendet e bot

22 Korrik 2020, 16:34 Nga DOSJA
Operacion ndërkombëtar/ INTERPOL-i konfiskon 17,000 teste false

Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, njoftoi se ka konfiskuar 17,000 teste false për koronavirus në një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër kontrabandës së pijeve, ushqimeve dhe produkteve mjekësore potencialisht të rrezikshme. Zyrtarët sekuestruan produkte të rreme me vlerë 34.5 milion euro në 77 vende, dhe arrestuan 407 persona në operacionin e nisur  nga dhjetori 2019 deri në qershor 2020.

Produktet përfshinin produkte të qumështit të kontaminuar, mish nga kafshët e therura në mënyrë të paligjshme dhe produkte ushqimore false.

Siaps mediave të huaja në Bullgari është zbuluar një depo me djathë të infektuar me bakterin E.Coli, ndërsa në Jordani janë kapur 6,500 litra pije energjike me afat të skaduar dhe mbi shtatë tonelata qumësht dhe djathë i prishur.

“Në Afrikën e Jugut, një dërgesë nga Azia, që supozohej se kishte pajisje mbrojtëse mjekësore, kishte në të vërtetë fruta deti,” tha INTERPOL.

“Në kohën kur po bëhen përpjekje në të gjithë botën për të ndaluar koronavirusin, fakti që rrjetet kriminale shpërndajnë produkte të tilla potencialisht të rrezikshme, tregon vendosmërinë e tyre për të përfituar”, tha sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Sipas INTERPOL alkooli i kontrabanduar përbën pjesën më të madhe të mallrave të konfiskuara dhe vlera e tij është më shumë se 20 milionë dollarë, tha

Operacioni, i quajtur “Opson”, i cili organizohet çdo vit prej nëntë vitesh, ka bërë të mundur edhe parandalimin e tregtisë me mallra të tjera të falsifikuara, si kozmetikë, veshje, duhan, këpucë dhe produkte elektronike, me vlerë totale prej 3.1 milionë dollarësh.

Burimi; rfi.fr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota interpol interpol

Sondazh

Poll