Bota

HISTORIKE!  Covid-19 anulon edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel

22 Korrik 2020, 16:15 Nga DOSJA
HISTORIKE!  Covid-19 anulon edhe ceremoninë e ndarjes së

SUEDI- Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobel, ka njoftuar se për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka anuluar ceremoninë tradicionale, që mbahet çdo vit në muajin dhjetor, në Sallën e qytetit të Stokholmit. Sipas fondacionit kjo është hera e parë që nga viti 1956 që ceremonia është anuluar.

Këtë e ka bërë të ditur Lars Heikensten, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Nobel, i cili tha  për shkak të masave të kufizimeve, nuk është e mundur të mblidhen deri në 1.300 persona.

“Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t’u përshtaten rrethanave plotësisht të reja, por ne do t’u kushtojmë vëmendje të ndryshme fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre”, tha Heikensten në një deklaratë.

Ai tha se për shkak të pandemisë është e pasigurt nëse fituesit e çmimeve do të mund të udhëtojnë drejt Suedisë.  Fituesit shpallen në tetor, por fondacioni tha se nuk ishte plotësisht e qartë ende se si dhe në çfarë forme do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Burimi:.dailysabah

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lars heikensten nobel lars heikensten nobel

Sondazh

Poll