Bota

Kriza e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Gjysma e shtretërve spitalorë janë të zënë, Ministri i Shëndetësisë: Nuk ka

22 Korrik 2020, 15:53 Nga DOSJA
Kriza e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Gjysma e shtretërve

MAQEDONIA  E VERIUT–  Pandemia Covid-19 ka vrarë mbi   600 mijë njerëz në mbarë botën, ndërsa vijon të infektojë ditë pas dite pacientë të tjerë.

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet që po shfaq një bilanc të frikshëm si të të infektuarëve ashtu edhe për numrin e viktimave.

E teksa numri i të sëmurëve vijon të rritet ditë pas dite, ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe ka bërë me dije se 20- 50% të kapaciteteve spitalore në spitalet infektivë për COVID-19 janë të lirë, që do të thotë se pjesa tjetër janë tashmë të zënë.

Ministri është shprehur se në Klinikën Infektive në Shkup nga 110 shtretër, shtuar dhe 70 të spitalit modular, 86 prej tyre janë zënë me pacientë të infektuar me koronavirusin vdekjeprurës.

Po e njëjta situatë raportohet të jetë edhe në spitalet infektive në qytetet e tjera të Maqedonisë së Veriut, por Filipçe garantoi se Maqedonia nuk do të ketë probleme me  mungesën e shtretërve spitalorë.

Deri më tani Maqedonia e Veriut ka regjistruar në total 442  viktima,  9,547 persona të sëmurë nga koronavirusi dhe 5.071 prej tyre janë shëruar plotësisht nga Covid-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut venko filipçe koronavirusi ne maqedonine e veriut venko filipçe

Sondazh

Poll