Aktualitet

Erion Veliaj mungon sërish, nuk shkon në seancë por kërkon pajtim, në 8 shtator seanca e radhës

22 Korrik 2020, 15:04 Nga DOSJA
Erion Veliaj mungon sërish, nuk shkon në seancë por kërkon

TIRANË— Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk i është përgjigjur sërish thirrjes së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për të marrë pjesë në përballjen me presidentin e “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, i cili gjithashtu është përfaqësuar nga një avokat.

Para trupës gjykuese përfaqësuesi ligjor argumentoi se Veliaj nuk mund të ishte prezent për shkak të axhendës, ndërsa u shpreh se kryebashkiaku kërkon pajtim.

Për këtë kërkesë avokati i Ndroqit deklaroi se konform ligjit duhet të jetë vetë kryebashkiaku prezent në seancën e pajtimit për të kërkuar ndjesë.

Në këtë situatë duke argumentuar se koha mes dy seancave të para ishte e shkurtër, avokati i Veliajt kërkoi që procesi të shtyhej në shtator çka bëri që trupa e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion të vendoste datën 8 shtator për seancën e radhës.

“Avokati i tij (i Erion Veliajt) parashtroi se nuk mund të paraqitej për shkak të angazhimeve publike dhe axhendës së ngjeshur për këtë arsye u kërkua dhe nga gjykata prania e tij për në seancën e 8 shtatorit në mënyrë që të realizohet procedura mes palëve në këtë drejtim. Ftojmë zotin Veliaj të jetë i pranishëm duke respektuar institucionin e gjykatës, për më tepër një gjykatë që ka dalë nga reforma në drejtësi,”-u shpreh avokati Erind Mërkuri.

Erion Veliaj është paditur për shpifje, për shkak të disa reagimeve, për disa pyetje të bëra nga gazetaret e “Ora News”. Ndroqi ka paditur gjithashtu Veliajn për moskallëzim krimi, pasi ky i fundit ka folur për persona që kanë tentuar ta gjobisin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj ylli ndroqi erion veliaj ylli ndroqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2020, 13:11

TIRANË -Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar përfundimin e punimeve në bllokun e banimit “Enver Preza” në Sauk.  Bashkia e Tiranës sapo ka për...