Bota

Për herë të tretë radhazi, presidenti brazilian rezulton pozitiv për Covid-19

22 Korrik 2020, 14:11 Nga DOSJA
Për herë të tretë radhazi, presidenti brazilian rezulton

BRAZIL– Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka rezultuar për herë të tretë i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jair Bolsonaro për mediat e huaja, i cili ka thënë se pasi ribëri testin pas dy javësh nga fillimi i simptomave, ka rezultuar përsëri pozitiv.

Ai është shprehur se gjatë kësaj kohe ka punuar nga shtëpia që prej 7 korrikut, dita kur njoftoi se u infektua me Covid-19. Presidenti brazilian tha fillimisht se kishte temperaturë, por jo simptoma të tjera. Ndër të tjera ai ka thënë se aktualisht po merr hidroksilkolinë duke qenë se ka besim në këtë të fundit.

Bolsonaro, i cili për një kohë shumë të gjatë e nënvlerësoi hapur virusin, del shpesh jashtë pallatit presidencial për të përshëndetur mbështetësit e tij.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jair bolsonaro koronavirusi ne brazil jair bolsonaro koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 13:13

Të enjten në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

BRUKSEL-Në Bruksel do të takohen (me 23.07) përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar temat që janë hapur në takimin e nivelit të lartë,...