Bota

Trump urdhëron përjashtimin e emigrantëve pa dokumenta

21 Korrik 2020, 20:42 Nga DOSJA
Trump urdhëron përjashtimin e emigrantëve pa dokumenta

SHBA- Presidenti Donald Trump ditën e sotme ka nënshkruar  një memorandum ku sipas tij të gjithë personat që janë pa dekumenta nuk do të lejohen më të futen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës herën e ardhshme kur të vendosen kufijtë e distrikteve të votimit.

“Përfshirja e këtyre të huajve të paligjshëm në popullsinë e shtetit kur të hartohen hartat zgjedhore, mund të sjellë si rezultat sigurimin e dy ose tre vendeve në Kongres, që në kushte të tjera nuk do të mund të fitoheshin”, thuhet në dokument.

Ekspertët e agjencisë amerikane të regjistrimit të popullsisë dhe juristë shfaqën dyshime për ligjshmërinë e këtij veprimi dhe thanë se nuk është e thjeshtë të zbatohet.

Teorikisht, Partia Republikane e Presidentit Trump mund të përfitojë, pasi kjo masë eliminon popullatën kryesisht jo të bardhë të imigrantëve që janë pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara, duke krijuar distrikte zgjedhore me shumicë të bardhë.

Po ashtu mund të sjellë si rezultat që shtetet me popullsi të dendur imigrantësh të humbin vende në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë, përfshirë shtete që anojnë nga demokratët, si Kalifornia me që ka 53 vende dhe Nju Jorku me 27.

Hartimi i ardhshëm i hartave zgjedhore për të reflektuar ndryshimet e popullsisë, është parashikuar për vitin 2021, pasi të jenë përfshirë rezultatet e regjistrimit të popullsisë të vitit 2020.

Burimi: .reuters.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll