Bota

Marrëveshja historike/ Aktivistët e klimës: BE anashkaloi krizën klimatike, e pafalshme që të injorohet plotësisht

21 Korrik 2020, 16:03 Nga DOSJA
Marrëveshja historike/ Aktivistët e klimës: BE anashkaloi

BRUKSEL – Ditën e sotme Bashkimi Europian ka njoftuar marrëveshjen  për paketën më të madhe buxhetore dhe financiare të ofruar për situatën e pandemisë, që kap vlerën e 1,8 bilionë eurove.

Sa i takon kësaj marrëveshje historike të BE-së, kanë reaguar edhe aktivistët e klimës të cilët pretendojnë se nuk nxjerr në pah nevojën për një veprim më shqetësues lidhur me klimën.

Adoleshentja suedeze Greta Thunberg dhe gjermania, Luisa Neubauer janë edhe bashkautore të një letre të hapur të nënshkruar nga afro 80 000 persona, të cilët u kërkonin udhëheqësve të BE dhe botës që “të merren me urgjencën e klimës dhe ta trajtojnë atë si një krizë”.

“Në vend të kësaj, udhëheqësit u përqendruan në paketën e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së dhe kornizën fiskale të BE. Kjo është padyshim saktësisht ajo që prisnim, por është absolutisht e pafalshme që të injorohet plotësisht kriza e klimës.”- deklaruan ato.

17-vjeçarja suedeze, është bërë shumë e njohur në botë që kur nisi një lëvizje globale për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike duke anashkaluar shkollën, duke organizuar grevën e saj të parë shkollore në gusht të vitit 2018.

Thunberg dhe Neubauer janë takuar me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen përpara samitit të BE.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greta thunberg ursula von der leyen greta thunberg ursula von der leyen

Sondazh

Poll