Bota

Sekretari i shtetit amerikan takohet me kryeministrin Johnson, diskutojnë për veprimet Kinës në Hong Kong dhe Xinjiang

21 Korrik 2020, 15:37 Nga DOSJA
Sekretari i shtetit amerikan takohet me kryeministrin Johnson, diskutojnë

SHBA- Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo dhe kryeministri britanik Boris Johnson  janë takuar ditën e sotme për të diskutuar mes rritjeve të tensioneve midis Perëndimit dhe Kinës.

Takimi erdhi vetëm disa orë pasi Britania pezulloi traktatin e saj të ekstradimit me Hong Kong-un dhe bllokoi shitjet e armëve në ish territorin britanik pasi Kina vendosi një ligj të ri të ashpër të sigurisë kombëtare.

Britania dhe aleatët e saj besojnë se ligji i sigurisë i imponuar nga Pekini kërcënon atë marrëveshje sepse kufizon fjalën e lirë dhe gërryen pavarësinë gjyqësore të Hong Kongut. Ai gjithashtu lejon që disa raste të gjykohen në kontinent që do të thotë se njerëzit e ekstraduar në Hong Kong mund të përfundojnë duke u gjykuar në gjykatat e kontinentit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ata folën edhe për çështjet e përbashkëta të sigurisë globale dhe politikave të jashtme, përfshirë veprimet e Kinës në Hong Kong dhe Xinjiang, situatën në Iran dhe Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme.

Kryeministri dhe Sekretari i Shtetit gjithashtu nënvizuan angazhimin e tyre për të negociuar një Marrëveshje të fortë të Tregtisë së Lirë mes Britanisë dhe SHBA-së, e cila përforcon ekonomitë e të dy vendeve.

Pompeo gjithashtu do të takohet me anëtarët e vjetër të Partisë Konservatore të Johnson, të cilët bllokuan planet për t’i dhënë kompanisë kineze të telekomunikacionit Huaëei një rol në rrjetin e ri të telefonisë celulare me shpejtësi të lartë në U.K.

Burimi:euronews

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani donald trump kine mike pompeo britani donald trump kine mike pompeo

Sondazh

Poll