Aktualitet

VIDEO/ Me kapuç dhe i qetë, pamjet e ekzekutimit të Ramazanit në Elbasan. Autorit i mjaftuan vetëm 30 sekonda

21 Korrik 2020, 13:33 Nga DOSJA
VIDEO/ Me kapuç dhe i qetë, pamjet e ekzekutimit të Ramazanit

ELBASAN- ABC News siguron videon e ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Elbasan. Në pamjet e filmike duke autori me kapuç që del nga një makinë e parkuar dhe ndjek automjetin e viktimës. Ai ecën drejt tij i armatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person që prej brenda.

Pasi kryen krim gjakftohtë autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda.

Emiliano Ramazani është një emër i njohur për drejtësinë pasi është arrestuar disa herë për trafik narkotikësh.

Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani  i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.

Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017,  gjatë operacionit  “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale.

(Marrë nga ABC News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vrasje në elbasan ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vrasje në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 10:46

TIRANË– Alvin Berisha, i vogli shqiotar që u shpëtua nga kampet siriane, pas pesë vitesh jetë tmerri, është mirëpritur sot nga Presidenti Ilir Meta.K...