Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, GJKKO jep masat e sigurisë për dy të arrestuarit dhe Talo Çelën
21 Korrik 2020, 13:38Nga DOSJA
TIRANË -Gjykata e Posaçme ka dhënë masat e sigurisë për personat e akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Mësohet se për Klevis Allën, Altin Ndocin dhe Talo Çelën, GJKK ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve në Durrës, Gjykata e qytetit bregdetar shpalli moskompetencë, duke e deleguar dosjen pranë GJKKO, e cila bëri rivlerësim të masës. Pas mbledhjes së provave, Prokuroria e Durrësit doli në përfundimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe për këtë arsye ia kaloi çështjen SPAK.
Çela ndërkohë është ende në kërkim nga policia. Përveç vrasjes së vëllezërve haxhia, ai akuzohet edhe për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas. Talo Çela u shpall në kërkim, pasi hetuesit arritën që të zbërthenin Klevis Allën, njërin nga të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë. Ky i fundit mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Shkak për vrasjen e vëllezërve dyshohet të jetë bërë një konflikt i lindur pas grabitjes së Rinasit. Çela u kishte dhënë vëllezërve një pjesë të shumës së grabitur për ta ruajtur në servisin e tyre. Mirëpo vëllezërit pretendonin se paratë ishin marrë gjatë një grabitje në servisin e tyre. Gjithashtu në kërkim për vrasjen është shpallur edhe Nuredin Dumani, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- ABC News siguron videon e ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Elbasan. Në pamjet e filmike duke ...
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot paradite në Laprakë, ku u vendos një sasi tritoli në hyrje të banesës së Gjergji Llazi. Në ...
FIER- Punimet në një rrugë kanë zbuluar sot disa granta që mendohet se ‘flinin’ aty për dhjetëra vite. Sipas informacioneve mësohet se grantat janë zbuluar gjat...
TIRANË- Mjeku Alban Ylli ka qenë sot në studion e lajmeve të Fax News ku ka folur lidhur me studimin e bërë në Tiranës, përmes testimeve sereologjike, ku k...
TIRANË- Kompozitori i njohur, Robert Radoja, ka dalë sot në protestë dhe kundërshton vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00. Në një dekl...
Aktualitet21 Korrik 2020, 10:46
TIRANË– Alvin Berisha, i vogli shqiotar që u shpëtua nga kampet siriane, pas pesë vitesh jetë tmerri, është mirëpritur sot nga Presidenti Ilir Meta.K...
TIRANË- Artistët, qytetarët dhe pronarët e bizneseve që preken nga Akti Normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00 dhe punën e klubeve gjatë natës, po vijoj...