Aktualitet

Preken nga koronavirusi 7 persona në Tepelenë, dyshohet se morën pjesë në një dasëm në Tiranë

21 Korrik 2020, 14:48 Nga DOSJA
Preken nga koronavirusi 7 persona në Tepelenë, dyshohet se morën

TEPELENË -Në Tepelenë ditën e sotme u konfirmuan 7 raste pozitive me COVID-19. Ka dyshime se të 7 personat janë infektuar gjatë një dasme në Tiranë. Mësohet se të prekurit janë pjesëtarë të dy familjeve në fshatin Dukaj.

Për të frenuar përhapjen e COVID-19, me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë dasmat janë të ndaluara. Mirëpo mesa duket jo të gjithë pronarët e lokaleve po zbatojnë urdhërin.

Gjatë 24 orëve të fundit ndërkohë, 4 pacientë të tjerë kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar numrin në total në 117. Po ashtu nga testet e kryera u konfirmuan pozitiv 119 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 125 pacientë, 20 prej të cilëve në terapi intensive, ku 4 janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 7 persona me covid-19 ne tepelene koronavirusi ne shqiperi 7 persona me covid-19 ne tepelene koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 14:29

TIRANË– Klement Balili, i njohur ndryshe me nofkën “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar që të ndryshojë burg për të kryer dënimin prej 10 vitesh heqje lirie....