Politike

Komisioni i Jashtëm kalon tek Meta kandidaturën e Hajdaragës për ambasadore në Greqi, Kodheli mbyll mbledhjen pa bërë vot

21 Korrik 2020, 09:15 Nga DOSJA
Komisioni i Jashtëm kalon tek Meta kandidaturën e Hajdaragës

TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, nuk ka hedhur në votim kandidaturën e Luela Hajdarës për ambasadore në Greqi. Në mbledhjen e sotme, deputetët kanë bërë komentet e ture për kadidaturën dhe në fund Kodheli ka thënë se nuk ka nevojë të votohet.

Pyetja i erdhi nga Adnor Shameti, por kryetarja Kodheli tha se sot do i dërgohen komentet Presidentit dhe nuk është në procedurë votimi, pasi do ketë senacë tjetër.

Shameti: Kryetare ka nevojë ta hedhim në votim, apo e quajmë të mbaruar.

Kodheli: Jo nuk ka nevojë, pasi është për procedurë dhe nuk ka nevojë të votohet. Ne përcjellim komentet e deputetëve tek Presidenti në mënyrë të përmbledhur.

Më herët në Komision, deputeti Ditmir Bushati është shprehur kundër kandidaturës së Luela Hajdarës, duke treguar problematikat dhe shkeljet ligjore që janë bërë në këtë rast.

Luela Hajdaraga është emri që është propozuar nga Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, për postin e ambasadores së Shqipërisë në Athinë, pas  shkarkimit të Ardiana Hobdarit, e cila bashkë me zyrtarë të tjerë të ambasadës shqiptare atje, dyshohet se kanë marrë pjesë në skandalin e humbjes së qindra pasaportave. Por eksperienca e Luela Hajdaragës nuk ka lidhje me pozicionin e punës. Ajo ka qenë koordinatore e Bashkëqeverisjes në MPEJ për 3 vite, dhe ka ndjekur studimet e larta në universitetin e Marylandit për psikologji.

Në vitin 2011 ajo është pajisur me një diplomë masteri për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në universitetin UBIS.  Për t’u emëruar ambasadore, Luela Hajdaraga nuk plotëson asnjërin prej dy kushteve të vendosura në nenin 27 të ligjit për shërbimin e jashtëm. Ligji thotë që për t’u bërë ambasadore duhen të paktën 12 vjet përvojë në shërbimin e jashtëm. Por Luela Hajdaraga nuk është pjesë e këtij shërbimi.

Për pjesën e stafit që ndodhet jashtë shërbimit diplomatik, ligji vendos kusht që të ketë 10 vite përvojë në poltikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, por Luela është diplomuar vetëm në vitin 2011, 9 vjet më parë dhe e vetmja përvojë në administratë, sipas CV që ajo ka prezantuar është që ka qenë koordinatore tek platforma “Shqipëria që Duam” dhe vetëm 3 vjet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i jashtem luela hajdaraga mimi kodheli komisioni i jashtem luela hajdaraga mimi kodheli

Sondazh

Poll