Politike

Fituan kampionatin/ Veliaj: 150 mln lekë shpërblim për lojtarët dhe stafin e ekipit të Tiranës

21 Korrik 2020, 09:02 Nga DOSJA
Fituan kampionatin/ Veliaj: 150 mln lekë shpërblim për

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka deklaruar se do të japë 150 milionë lekë shpërblim për të gjithë lojtarët e ekipit të Tiranës, që një ditë më parë u shpallën kampionë.

Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, Veliaj deklaroi se i gjithë ekipi i Tiranës, të cilët i bënë kryeqytetit dhuratën më të bukur në këtë 100-vjetor të themelimit të klubit, por edhe të shpalljes kryeqytet, do të jenë përfitues nga fondi i akorduar nga Bashkia e Tiranës.

“150 milionë lekë shpërblim. Ky shpërblim do të shkojë për të gjithë skuadrën, jo vetëm për ata 11 që zbresin në fushë. Pavarësisht se është një ekip kryesor që del në fushë, ky është vendimi i parë me një urim të përzemërt për Tiranën. E di që shumë veta thoshin dje pse s’ka bërë urim Lali Eri si ca politikanë të tjerë, por politikanët e tjerë ndoshta fjalët i kanë të tepërta, kur flasim ne të bashkisë, urimet nuk bëhen me duart bosh, por me duart plot, teksa bëmë edhe një analizë me klubin se çfarë do të ishte një shpërblim i arsyeshëm,”– theksoi Veliaj.

Ky vendim vjen dy ditë pasi Tirana u shpall kampione e Shqipërisë. Ky është titulli i 25-të në kampionat për bardhëeblutë. Edhe pse duhet dhe 2 ndeshje nga fundi, kryeqytetasit janë 7 pikë larg nga Kukësi i vendit të dytë dhe matematika i lejon të festojnë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj velieaj 150 milione leke shperblim ekipit te tiranes erion veliaj velieaj 150 milione leke shperblim ekipit te tiranes

Sondazh

Poll