Aktualitet

Tentoi të fuste një fishek në burg, arrestohet 57-vjeçari. Policia: E kishte fshehur mes rrobave dhe ushqimeve që ia dërgo

21 Korrik 2020, 06:46 Nga DOSJA
Tentoi të fuste një fishek në burg, arrestohet 57-vjeçari.

VLORË– Një 57-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga Policia, pasi ka tentuar të fusë sende të paligjshme në burg.

Sipas inforamcioneve mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi V. K., 57 vjeç, banues në Vlorë. Ai kishte një të afërm në burg dhe i kishte dërguar rroba e ushqime, por gjatë kontrollit, policia zbuloi se ai tentoi të fuste dhe një fishek armë gjahu.

Më tej blutë e Vlorës shtojnë se fisheku dyshohet se do i dorëzohej një prej familjarëve të tij që prej kohësh është në paraburgim.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave pranë paraburgimit IEVP Vlorë, i është gjetur në posedim të tij një fishek arme gjahu, të cilën dyshohet se do t’ia dorëzonte një prej familjarëve të tij në këtë institucion“, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 57-vjeçari burgu i vlores policia vlore arrestohet 57-vjeçari burgu i vlores policia vlore

Sondazh

Poll