Aktualitet

Tritol banesës në Laprakë, pronari i skeduar për vjedhje makinash: S’kam konflikte me askënd. Policia: Kemi arrestuar aut

21 Korrik 2020, 05:54 Nga DOSJA
Tritol banesës në Laprakë, pronari i skeduar për vjedhje

TIRANË– Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një banesë në Laprakë. Mësohet se nga ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë mesnatës që lamë pas, në orën 01:05. Policia pak orw pas ngjarjes ka deklaruar se ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili ka pranuar krimin. Ëngjëll Myslimi është shprehur se ai është personi që ka vënë tritolin në banesën e Gjergji Llazit, pasi ka pasur konflikt me të.

Nga shpërthimi, lënda plasëse, ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Familja në Laprakë është alarmuar nga shpërthimi, por fatmirësisht nuk kanë pësuar asgjë. Mësohet se eksplozivi është vënë në formën e një kërcënimi në banesën e Gjergji Llazit, pasi ky i fundit ishte përfshirë në ngjarje kriminale. 47-vjeçari, pronari i banesës që u zgjua nga shpërthimi i tritolit, ka marrë pjesë në disa vjedhje makinash. 

Vetë Llazi nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Përpara kamerave ai shprehet se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e ka idenë përse i është vënë tritol në banesë.

Unë kam qenë në gjumë me gjithë familjarët e mi. Erdhi policia, telefonin e kam pasur të fikur. Nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë njeri. Fuqia e shpërthimit ishte e madhe. E dëgjoi gjithë lagjia. Nuk dyshoj tek asnjë njeri, kam punuar si taksixhi, me bojëra. Lloj lloj pune. Jemi katër veta në familje. Kam deklaruar gjithçka. Nuk jam dot përgjigje për gjë tjetër. Me gjithë Laprakën shkoj mirë. S’kam pasur asnjëherë konflikte me neri. Në botë. Këta e dinë çfarë njeriu jam,”- u shpreh ai ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ëngjell myslimi laprake shperthen eksplozivi ne laprake tirane ëngjell myslimi laprake shperthen eksplozivi ne laprake tirane

Sondazh

Poll