Digjet qëllimisht “Audi R8” në Lungomare, autori telefonoi dikë para se t’i vinte flakën, pronari kishte vetëm pak di
21 Korrik 2020, 05:04Nga DOSJA
VLORË– Një automjet luksoz i llojit “Audi”, është shkrumbuar një natë më parë në Lungimare të Vlorës. Mësohet se mjeti, ishte në parkimin e një hoteli të kësaj zone, kur i është vënë flaka, rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të marte.
Auomjeti u përket disa personave që kanë ardhur të kalojnë pushimet në bregdetin e Vlorës. Ata e kishin parkuar pranë hotelit, ku po qëndronin, por mëngjesin e sotëm, por pas orës 05:00, të mëngjesit të sotëm, janë zgjuar nga flaka e tymi.
Vetë pronari i mjetit, Burim Zyberi, nga Maqedonia e Veriut, vetëm para pak ditësh ishte kthyer nga Gjermania.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, por mjeti, siç shihet edhe në video, është thuajse e shkrumbuar. Zjarri është shkaktuar në mënyrë të qëllimshme, por Zyberi, përpara grupit hetimor, mësohet të ketë mohuar se ka pasur konflikte me njeri.
Zyberi është shprehur se ka katër ditë që ka ardhur në Shqipëri, dhe se i vjen shumë keq që i ndodhin këto gjëra. “Unë jam nga Maqedonia. Kam ardhur për pushime në Shqipëri, ka katër ditë. Dhe ja, ka ndodh kjo. Më kanë djegur automjetin. S’kemi dyshime, s’kemi zënka, s’kemi asgjë me askënd. Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime. Është shumë keq të ndodhin këto. Policia po heton dhe kamerat e sigurisë. Kanë kapur çfarë ka ndodhur,”– mësohet të jetë shprehur ai.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Institucionet publike e vështirësuan akoma më shumë gjatë pandemisë dhënien e informacioneve për gazetarët. Në kulmin e shqetësimit të qytetarëve n...
ITALI-Hetuesit në Treviso kanë ngritur akuzën e tentativës së vrasjes, ndaj 23-vjeçarit senegalez, Sileymane Pam, i cili shtriu përtokë dhe goditi me shq...
TIRANË- Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, i cili është dhe një nga autorët e studimit më të fundit nga Akedemia e Shkencave ka folur sot për situatën e ...
ELBASAN– Koronavirusi është rikthyer sërish në spitalin e Elbasanit. Mësohet se një infermier i këtij spitali është prekur nga virusi.Ai u infektua nga një 73-v...
TIRANË- Pronarët e lokaleve të natës, bareve e të gjitha subjekteve të ngjashme me to kanë dalë sot në protestë, ku kanë kundërhstuar vendimin e qeverisë p...
SARANDË- Ardian Kola, kreu i Kadastrës së Sarandës ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas drejtimit prej më shumë se 14 muaj të Kadastrës së Sarandës.Ardian Ko...
TIRANË– Koronavirusi ka bërë që shumë shtete të bllokojnë udhëtimet për të frenuar sa më shumë përhapjen e pandemisë. Teksa javët e fundit vendi ynë ka sh...
TIRANË- Më 15 korrik, Ministria e Shëndetësisë raportoi se mes viktimave të Covid-19, në vendin tonë ishte edhe një 21-vjeçare, e quajtur Amantia. P...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar atentatin kundër Emiljano Ramazanit në Elbasan. Në një postim në mediat sociale, Hoxha shkruan se më në fund pasi...