Aktualitet

I dogjën mjetin, pronari i “Audi R8” që u shkrumbua në Lungomare: S’kam zënka me asnjeri, shumë keq që ndodhin këto

21 Korrik 2020, 05:51 Nga DOSJA
I dogjën mjetin, pronari i “Audi R8” që u shkrumbua

VLORË– Burim Zyberi, prinari i mjetit “Audi R8” që u shkruambua gjatë natës së kaluar në Lungomares të Vlorës, ka mohuar të ketë konflikte dhe zënka.

Përpara grupit hetimor, që është ngitur për ngjarjen e qëllimshme, Zyberi është shprehur se ka katër ditë që ka ardhur në Shqipëri, dhe se i vjen shumë keq që i ndodhin këto gjëra.

Unë jam nga Maqedonia. Kam ardhur për pushime në Shqipëri, ka katër ditë. Dhe ja, ka ndodh kjo. Më kanë djegur automjetin. S’kemi dyshime, s’kemi zënka, s’kemi asgjë me askënd. Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime. Është shumë keq të ndodhin këto. Policia po heton dhe kamerat e sigurisë. Kanë kapur çfarë ka ndodhur,”– mësohet të jetë shprehur ai.

Mjeti luksoz u shkrumbua pas orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, në mënyrë të qëllikshme. Ai ishte parkuar pranë hotelit ku vetë pronari dhe familja e tij, kishin zgjedhur të pushonin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burim zyberi digjet audi luksoz ne lungomare burim zyberi digjet audi luksoz ne lungomare

Sondazh

Poll