Aktualitet

Pamje tronditëse/ Në luftë me jetën, shqiptari dhunohet brutalisht në Itali, afrikani e rrëzon në kokë dhe e qëllon me

20 Korrik 2020, 20:50 Nga DOSJA
Pamje tronditëse/ Në luftë me jetën, shqiptari dhunohet

ITALI-Hetuesit në Treviso kanë ngritur akuzën e tentativës së vrasjes, ndaj 23-vjeçarit senegalez, Sileymane Pam, i cili shtriu përtokë dhe goditi me shqelm shqiptarit Erikson Kotarja të enjtën e kaluar. Në pamjet e publikuara nga mediat italiane, afrikani godet fillimisht me grusht shqiptarin duke e rrëzua në tokë, pastaj e godet fuqishëm me shqelm, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

I riu afrikan pa precedentë penal të mëparshëm, është pjesë e një skuadre futbolli të rinjsh në zonë. A është gjetur përgjegjës për sulmin brutal ndaj shqiptarin në Conegliano. Në momentin e sherrit, afrikani dhe shqiptari ishin rrethuar nga një grup të rinjsh, të cilët u larguan menjëherë sapo erdhi policia. Falë dëshmitarëve në vendngjarje dhe kamerave të sigurisë, hetuesin zbuluan autorin e sulmit ndaj shqiptarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndaj të cilëve nuk është marrë edne asnjë masë sigurie.

Karabinierët e gjetën shqiptarin në shtrirë në tokë dhe nga veshi e goja i ridhte gjak. përpara se të humbte ndjenjat, ai arriti që të shqiptonte emrin e agresorit. Sipas mediave italiane, përpara konfrontimit fizik, dy të rinjtë kishin shkëmbyer ofendime.  Erikson Kotarja punonte në një firmë në Conegliano dhe jetonte me familjen në Spresiano. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Coneglianos, duke luftuar për jetën. Ka rrezik të madh, që ai të pësojë dëme të pariparueshme. Ndërkohë 23-vjeçari senegalez është arrestuar dhe po pret të dalë në gjyq, për të bërë vlerësimin e masës së arrestit.

Për të parë videon klikoni këtu Trevisotoday

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrihet brutalisht shqiptari ne itali rrihet brutalisht shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2020, 19:08

KOSOVË– Përcaktimet e kufijve që bëhen në hartën e “Google” dhe hartën e “Apple” janë të ndryshme. E ky fakt ka bërë për shumë shtete të krijohen probleme....