Aktualitet

COVID-19 rikthehet në spitalin e Elbasanit, infektohet infermieri i kirurgjisë

20 Korrik 2020, 20:22 Nga DOSJA
COVID-19 rikthehet në spitalin e Elbasanit, infektohet infermieri i

ELBASAN– Koronavirusi është rikthyer sërish në spitalin e Elbasanit. Mësohet se një infermier i këtij spitali është prekur nga virusi.

Ai u infektua nga një 73-vjeçare, e cila po kryente terapinë në spital. Infermieri i infektuar është pjesë e repartit të kirurgjisë.

Më herët ndërkohë në spitalin e Elbasani janë prekur nga COVID-19, 4 infermiere të gjinekologjisë, duke shkaktuar mbylljen e këtij reparti.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuan 81 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu një 80-vjeçar nga Tirana humbi jetën, duke e çuar numrin e viktimave në 113. Aktualisht në spitalet COVID janë shtruar 123 persona, 13 prej të cilëve ne terapi intensive, ku 3 janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infermieri me covid-19 ne elbasan spitali i elbasanit infermieri me covid-19 ne elbasan spitali i elbasanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2020, 19:08

KOSOVË– Përcaktimet e kufijve që bëhen në hartën e “Google” dhe hartën e “Apple” janë të ndryshme. E ky fakt ka bërë për shumë shtete të krijohen probleme....