Aktualitet

Pas Vlorës, ‘tronditet’ dhe Kadastra e Sarandës. Dorëhiqet kryetari Ardian Kola

20 Korrik 2020, 19:53 Nga DOSJA
Pas Vlorës, ‘tronditet’ dhe Kadastra e Sarandës.

SARANDË- Ardian Kola, kreu i Kadastrës së Sarandës ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas drejtimit prej më shumë se 14 muaj të Kadastrës së Sarandës.

Ardian Kola është njëherësh drejtues i degës lokale të Partisë Socialiste, por sot ka vendosur që të mos jetë më kryeregjistrues në këtë qytet.

Mësohert se dorëheqja, lidhet me përgatitjet dhe angazhimin e tij në organizimin e partisë për zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2021.

Ardian Kola është emëruar drejtues Agjensisë Vendore të Kadastrës në datë 16 maj 2019.  Kola ka qenë dhe një nga emrat e lakuar si kandidat për kryetar Bashkie deri ditën e fundit të shpalljes së kanditurave nga Partia Socialiste.

Dorëheqja e kreut të Kadastrës në Sarandë, vjen në një kohë kur duket se është qetësuar situata në Kadastrën e Vlorës, pas largimeve të 10 kryetarëve. Dorëheqjet në Vlorë kanë ardhur për shkak të problemeve të shumta me pronat në bregdet. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian kola dorehiqet kreu i kadastres ne sarande kadastra e sarandes ardian kola dorehiqet kreu i kadastres ne sarande kadastra e sarandes

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2020, 19:08

KOSOVË– Përcaktimet e kufijve që bëhen në hartën e “Google” dhe hartën e “Apple” janë të ndryshme. E ky fakt ka bërë për shumë shtete të krijohen probleme....