Art&Argëtim

S’ka mirëkuptim mes tyre/ Rita Ora ndihet krenare për vajzat e forta si ajo, Dua Lipës nuk i del inati

20 Korrik 2020, 17:06 Nga DOSJA
S’ka mirëkuptim mes tyre/ Rita Ora ndihet krenare për vajzat e

TIRANË– Zhdukja e kufirit ndarës mes Kosovës dhe Serbisë ka shkaktuar shumë reagime të artistëve shqiptarë të  cilët kanë ngritur një peticion kundër veprimit që ka bërë kompania “Apple”.

Teksa reagoi një ditë më parë me foton  e hartës dhe me mbishkrimin “Vendos Kosovën në hartë”, këngëtarja shqipatare Rita Ora ka publikuar sërish një postim rreth kësaj çështje.

Por këtë herë ajo ka shkruar për talentin që kanë shqiptarët dhe kosovarët, duke theksuar se ajo është krenare për vajzat e forta dhe të talentuara që prezantojnë trashëgiminë e vendit.

Teksa u ka bërë tag shumë artisteve si Bebe Rexha, Era Istrefi, Dafina Zeqiri,  Ava Max, ajo nuk ka harruar as Dua Lipën, që në fakt ishte e para e cila nisi  peticionin ndaj “Apple”

“Do doja të shihja @apple të ndërgjegjësohej duke vendosur Kosovën në hartë. Shqipëria dhe Kosova kanë kaq shumë talente dhe une jam krenare për të gjitha vajzat e forta dhe të talentuara që prezantojnë trashëgiminë tonë. Duke shpërndarë dashuri, paqe, bashkim sot me @beberexha, @dualipa, @eraistrefi, @dafina.zeqiri, @avamax dhe shumë të tjerë.”-ka shkruar Rita.

Megjithatë edhe sot bëhet fjalë për Kosovën, atdheun e të dyjave, Dua duhet sikur ende mban inat me Ritën. Ajo  nuk ka pëlqyer postimin e Ritës ku kjo e fundit i ka bërë tag.

Nuk dihet nëse dyshja ka pasur një kontakt me njëra-tjetrën në privat, por akoma Dua dhe Rita nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.  Mes kësaj  situate kaq delikate që ka zemëruar shumë artistë nuk dihet nëse Dua do reagojë dhe do të komunikojë publikisht në mënyrë virtuale me Ritën. Kjo situatë vjen kur në mediat rozë kanë qarkulluar lajmet se Dua dhe Rita nuk kanë raporte të  mira dhe kjo është parë nga fakti se ndonëse vijnë nga i njëjti vend dhe kanë korrur mjaft sukses nuk e mbwshtesin njëra-tjetrën dhe s’i kemi parë kurrë bashkë. Thuhet se shkak është bërë mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan.

Ky peticion i ndërmarrë online nga artistët shqiptarë por edhe qytetarë të tjerë që i janë bashkuar më pas, vjen pasi kompania e mirënjohur “Apple” ka fshirë në hartë kufirin ndarës mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar Prishtinën pjesë të Serbisë dhe emri Kosovë nuk ekziston askund. Deri tani me dhjetëra artistë i janë bashkuar peticionit të nisur fillimisht nga Dua Lipa, ku duket se asnjë shqiptar nuk e pranon këtë padrejtësi të bërë ndaj Kosovës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa rita ora dua lipa rita ora

Sondazh

Poll