Art&Argëtim

“Kevin nuk kishte asnjë problem shëndetësor”, Publikon foton e mikut të saj të intubuar, thirrja e Jennifer Aniston: Co

20 Korrik 2020, 16:00 Nga DOSJA

SHBA– Koronavirusi po vret me mijëra njerëz ditë pas dite në mbarë botën, por teksa shumë njerëz nuk kuhstojnë rëndësi masave të ndërmarra nga qeveritë shumë personazhe të njohur u bëjnë thirrje njerëzve për ndërgjegjësim, se ky është një virus që vret dhe jo një lojë.

Së fundmi edhe aktorja e famshme, Jennifer Aniston ka vendosur të japë mesazhin e saj për të sensibilizuar njerëzit që të vendosin maska dhe të respektojnë rregullat e distancimit social për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Aniston ka publikuar foton e një miku të saj të shtruar në spital, për të cilin thotë se nuk ka pasur asnjë sëmundje të tjetër shoqëruese por si përfundim ai sot ndodhet në terapi intensive në gjendje të rëndë i intubuar.

Aktorja ka treguar se ai quhet Kevin,dhe fotoja është shkrepur në reanimacion, ndërkohë që ai ka qenë krejtësisht i shëndetshëm para infektimit. Pas mesazhit të dhënë aktorja sqaron se fotoja është realizuar në fillim të prillit dhe fatmirësisht shoku i saj po e merr veten.

“Ky është shoku ynë Kevin. Pa asnjë problem të mëparshëm shëndetësor. Ky është Covid-19. Ai është i vertetë. Ne nuk mund të jemi kaq naivë të mendojmë se mund ta mposhtim këtë … nëse duam që kjo të përfundojë ju lutem vendosi maskat. Thjesht mendoni për ata që janë duke luftuar me këtë virus të tmerrshëm. Bëjeni për familjen tuaj dhe mbi të gjitha veten tuaj sepse Covid-19 prek të gjitha moshat. Kjo foto është bërë në fillim të prillit. Falë Zotit ai tani është duke e marr veten dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja”– ka thënë Aniston.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz jennifer aniston jennifer aniston

Sondazh

Poll