Art&Argëtim

Shkarkimi i presidentit? Çështja pa shumë rëndësi, deputeti nuk e prish terezinë, “video-call” nga plazhi, pas i duken

20 Korrik 2020, 10:35 Nga DOSJA
Shkarkimi i presidentit? Çështja pa shumë rëndësi,

TIRANË– Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish për të votuar përfundimisht raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në diskutim ka marrë pjesë edhe deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike, Krenar Rryci.

Teksa të gjithë kolegët e tij, diskutonin nga zyra apo nga shtëpia, Rryçi kishte zgjedhur një vend pak më shumë ekzotik. I veshur me një bluzë të kuqe, me disa degë palmash nga pas, deputeti Rryçi nuk ka lëvizur nga plazhi. 

Mesa duket shkarkimi i presidentit të vendit ka qënë një çështje pa shumë rëndësi për të, aq sa mos të sakrifikohë asnjë ditë të pushimeve të tij.  

Sot Partia Socialiste është tërhequr zyrtarisht nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Komisioni Hetimor me 6 vota pro ka kaluar raportin përfundimtar që do i paraqitet Parlamentit në seancë plenare. E vetmja gjë që kërkon maxhoranca është rishikimi i kompetencave të Metës. Raporti do të diskutohet edhe në Kuvend, në një seancë plenare të veçantë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale debati për shkarkimin e metës ilir meta komisioni i ligjeve krenar rryci raporti perfundimtar per meten debati për shkarkimin e metës ilir meta komisioni i ligjeve krenar rryci raporti perfundimtar per meten

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Korrik 2020, 18:30

TIRANË– Këngëtarja e njohur veriore Fatmira Breçani ka zbuluar detaje nga dasma e vajzës së ish kryeministrit Sali Berisha, Argitës, ku vetë a...