Art&Argëtim

Këngëtarja serbe e akuzoi për urrejtje/ Dua Lipa këmbëngul pas zhdukjes së kufijve të Kosovës në hartën e “Apple”:

20 Korrik 2020, 13:01 Nga DOSJA
Këngëtarja serbe e akuzoi për urrejtje/ Dua Lipa

TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa duket se nuk do të heqë dorë lehtë nga çështja e kufijve të Kosovës me Serbinë në hartën e “Apple”.

Së fundmi pas hapjes peticionit online kundër “Apple” me kërkesën për të vendosur Kosovën në hartë, Dua Lipa ka publikuar një tjetër foto në faqen e saj zyrtare të Instagramit,  foto në të cilën shihet flamuri i Shqipërisë sëbashku me dy figurat historike të vendit tonë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

E krahas fotos këngëtarja ka shkruar fjalën “autoktonë“.

“Mbiemër au • toch • tho • nous (e një banori të një vendi) autokton e jo i zbritur nga migrantët ose kolonistët“- shkruan Dua.

Ky postim vjen disa orë pasi këngëtarja serbe, Jelena Karleusa komentoi postimin e parë të Duas mbi zhdukjen e kufirit ndarës mes Kosovës dhe Serbisë, e cila e akuzu këngtaren shqiptare se po shpërndan urrejtje dhe i bën thirrje ta përdor profilin për të dhënë mesazhe dhe dashuri.

Tashmë shumë artistë dhe personazhe të njohur shqiptarë i janë bashkuar këtij peticioni  duke iu kthyer kundër “Apple”.

Ky peticion i ndërmarrë online nga artistët shqiptarë por edhe qytetarë të tjerë që i janë bashkuar më pas, vjen pasi kompania e mirënjohur “Apple” ka fshirë në hartë kufirin ndarës mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar Prishtinën pjesë të Serbisë dhe emri Kosovë nuk ekziston askund. Deri tani me dhjetëra artistë i janë bashkuar peticionit të nisur fillimisht nga Dua Lipa, ku duket se asnjë shqiptar nuk e pranon këtë padrejtësi të bërë ndaj Kosovës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz apple dua lipa peticioni kunder apple apple dua lipa peticioni kunder apple

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Korrik 2020, 18:30

TIRANË– Këngëtarja e njohur veriore Fatmira Breçani ka zbuluar detaje nga dasma e vajzës së ish kryeministrit Sali Berisha, Argitës, ku vetë a...